Banka të bllokuara dhe qytete në errësirë! Katastrofa që gjigantët e AI-së druhen se po afron

Banka të bllokuara dhe qytete në errësirë! Katastrofa që gjigantët e AI-së druhen se po afron

Një incident katastrofik, që do të ishte e pamundur të injorohej: llogari bankare të bllokuara, kolaps i internetit, fikje e centraleve elektrike dhe ndërprerje të furnizimit me ujë. Një skenar i tillë do t’i sillte rreziqet e inteligjencës artificiale drejtpërdrejt në jetën e përditshme, duke shkaktuar zemërimin e qytetarëve. Pikërisht për këtë skenar, sipas një investigimi të publikuar nga Axios, po diskutojnë në takime me dyer të mbyllura drejtuesit e OpenAI, Anthropic dhe kompanive të tjera të inteligjencës artificiale. Skenari që konsiderohet më i mundshëm është një sulm kibernetik në shkallë të gjerë. Ai mund të shkaktohet nga sisteme autonome të inteligjencës artificiale që dalin jashtë kontrollit gjatë testimeve, ose nga kriminelë që arrijnë të përdorin modelet e disponueshme në mënyra të paparashikuara. Pasojat mund...