Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Banka Qendrore Evropiane frenon uljen e normave të interesit, tarifat amerikane dhe konkurrenca kineze rrezikojnë stabilitetin në BE
Banka Qendrore Evropiane ka vendosur të mbajë të pandryshuara normat kryesore të interesit, ndërsa ekonomia e eurozonës po tregon shenja qëndrueshmërie dhe inflacioni mbetet i ulët. Vendimi ishte i pritshëm dhe konsiderohet si një pauzë përpara se të ndërmerren ulje të mëtejshme gjatë pjesës së dytë të vitit. Në përfundim të takimit të radhës në Frankfurt, Banka Qendrore Evropiane ruajti normën bazë të interesit në 2% dhe normën e depozitës në 2.15%. Presidentja e institucionit, Christine Lagarde, deklaroi se eurozona ndodhet “në një pozicion të mirë” dhe se “kriza e kostos së jetesës i përket tashmë të kaluarës”. “Detyra jonë...