Banka Qendrore e Serbisë ia heq licencën bankës së biznesmenit për të cilin u kërkuan sanksione amerikane
Banka Popullore e Serbisë (NBS) ka njoftuar se ia ka hequr licencën e punës bankës Alta në Beograd, ndërsa Agjencia për Sigurimin e Depozitave do të emërohet administrator i falimentimit me vendim gjykate. Pronari i bankës, Davor Macura, është në mesin e katër biznesmenëve serbë ndaj të cilëve është kërkuar vendosja e sanksioneve amerikane. Komiteti Ekzekutiv i NBS-së ka bërë të ditur se vendimit për heqjen e licencës i kanë paraprirë aktivitetet mbikëqyrëse, të cilat kishin për qëllim rritjen e nivelit të likuiditetit të bankës. Sipas NBS-së, është konstatuar se gjendja financiare e bankës është përkeqësuar ndjeshëm gjatë periudhës së fundit dhe se ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të gjendjes financiare ose të likuiditetit të saj. Për pasojë, janë vënë në rrezik interesat e...
Burimi:
syri.net