Burimi:
Kohajone.com

Banka e Shqipërisë zbaton standardin e ri ndërkombëtar të pagesave dhe raportimit financiar ISO 20022
👁13873
Banka e Shqipërisë hedh një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit financiar, duke u bërë pjesë e listës së institucioneve financiare në shkallë botërore që zbatojnë standardin e ri të pagesave ISO 20022. Ky standard ndërkombëtar modern synon të përmirësojë shkëmbimin e të dhënave në transaksionet e pagesave, duke rritur sigurinë, transparencën dhe efikasitetin në sektorin bankar. Nga data 10 mars 2025, Shqipëria është zyrtarisht pjesë e rrjetit të vendeve që zbatojnë ISO 20022 për transaksionet ndërkufitare dhe raportimin financiar (Cross-Border and Reporting Plus – CBPR+). Kjo e rendit vendin tonë ndër të parët në rajon që e implementon...