Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën e interesit/ Sejko: Ekonomia do të vijojë të rritet

Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën e interesit/ Sejko: Ekonomia do të vijojë të rritet

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në daljen para mediave dekalroi se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.5%, të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.5%. Gjithashtu Këshilli vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.5%. Sipas guvernatorit Sejko qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e objektivit të stabilitetit të çmimeve në të ardhmen.