Banka Botërore: Korrupsioni mbetet pengesa kryesore për reformat në Shqipëri, problem edhe për biznesin
Korrupsioni mbetet pengesa kryesore që ngadalëson ose pengon reformat ekonomike dhe sociale në Shqipëri, ndërsa për zhvillimin e sektorit privat, krahas korrupsionit, shqetësimi më i madh është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar. Kjo është një nga gjetjet kryesore të raportit “FY 2026 Albania Country Opinion Survey Report”, të publikuar së fundmi nga Banka Botërore, i cili sjell perceptimet e aktorëve të ndryshëm në Shqipëri mbi sfidat e zhvillimit dhe rolin e Grupit të Bankës Botërore në vend. Anketa përfshiu 219 përfaqësues të institucioneve, biznesit dhe shoqërisë civile, të cilët u pyetën në pranverë të këtij viti. Sipas anketës, 56% e të pyeturve e rendisin korrupsionin ndër faktorët kryesorë që bëjnë që reformat ekonomike dhe sociale në Shqipëri të dështojnë ose të ecin ngadalë. Diferenca...
Burimi:
gijotina.com