Banesa përfshihet nga flakët në Vlorë, e moshuara harron sobën ndezur

Banesa përfshihet nga flakët në Vlorë, e moshuara harron sobën ndezur

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen 1 Maji të qytetit të Vlorë. Shkak i zjarrit ka qenë soba , ku sipas zjarrfikësve e moshuara e kishte harruar ndezur. Zjarri ka dëme të konsiderueshme materiale ku pothuajse e gjithë shtëpia është dëmtuar nga zjarri dhe tymi. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Zjarrfikësit e Vlorës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit por pasojat janë të shumta. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv