Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Bandat kriminale shqiptare shpikin metodën e re për të futur emigrantët në Angli
Kriminelët shqiptarë kanë gjetur një metodë e re të trafikut të emigrantëve për në Angli. Dailymail ka zbuluar skemën, ku trafikantët e njerëzve po shfrytëzojnë boshllëqet në sistemin e sigurisë së trageteve për të kaluar emigrantë ilegalisht nga Franca në territor britanik. Media britanike shkruan se emigrantët po futen në bagazhet e makinave që hipin në traget dhe më pas, gjatë udhëtimit, kalojnë fshehurazi në kamionë të parkuar në kuvertë. Plani i publikuar nga DailyMail është: emigranti futet në bagazh të makinës në Francë, kalon kufirin përmes kontrollit kufitar në Calais dhe, një herë në traget, del nga makina dhe futet në një kamion duke prerë mushamanë e ngarkesës. Më pas, një bashkëpunëtor në Britani ndjek kamionin pas zbritjes nga trageti dhe e merr emigrantin në destinacion. Skema...