“Bandat dhe patronazhistët morën peng zgjedhjet”, PD: Orë të tëra filmime tregojnë manipulimin e votës më 11 maj

“Bandat dhe patronazhistët morën peng zgjedhjet”, PD: Orë të tëra filmime tregojnë manipulimin e votës më 11 maj

Këshilltari ligjor i PD, Franc Nuri shprehet se janë ekspozuar raste flagrante se si në qendrat e votimit, komisionerët apo vëzhguesit siguroheshin që qytetarët të cilëve u kanë blerë votat përmes patronazhimit dhe presionit, e kanë dhënë votën për ta. I ftuar në një emision televiziv, Nuri tha se rastet kanë ndodhur në mes të ditës dhe përpara kamerave, ndërsa ekspozimi i këtyre pamjeve filmike mund t’I bëjnë ata të reflektojnë përballë asaj që kanë bërë më 11 maj. Sipas Nurit, bëhet fjalë për orë të tëra materiale filmike, që dokumentojnë raste të tjetërsimit të vullnetit të votës së demokratëve...
Burimi: Sot.com.al