Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Balluku: Vijojmë pa u ndalur me lirimin e hapësirave publike për një Shqipëri europiane
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë opinionin e disa qytetarëve lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike. “Vijojmë përpara pa u ndalur, në të mirë të komuniteteve për një Shqipëri europiane”, shprehet ndër të tjera Balluku. “Mirëmëngjes me zërat e qytetarëve! Lirimi i hapësirave publike mbështetet nga të gjithë.Ne jemi të angazhuar për të vijuar përpara pa u ndalur, në të mirë të komuniteteve, në përmbushje dhe respekt të detyrimeve për një Shqipëri europiane”, shkruan Balluku në rrjetet sociale.