Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Balluku prezanton administratorët e rinj në Fier: Shërbime më të lehta për qytetarët
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar ditën e sotme administratorët e rinj në Fier, të cilëve u kërkoi më shumë angazhim në shërbim të qytetarëve. “Duhet te keni në ekipe djem edhe vajza që i përgjigjen teknologjisë. Duhet të ofrojmë shërbime që të moshuarit apo të tjerë nuk i marrin dot nëpërmjet telefonit. Siç është rasti i E-Albania kur shumë noterë abuzojnë me të duke e ofruar si shërbim me pagesë. Fakti që qeveria shqiptare është votëbesuar më shumë, kryesisht në qarkun e Fierit na bën neve akoma edhe më të përgjegjshëm. Ashtu siç ata na votëbesuan ashtu duhet t’ua kthejmë ne me punën tonë. Duhet të jeni në lartësinë e duhur sepse lirimi i hapësirave publike në Fier, nuk ka të njëjtën problematikë si në...