Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Balluku nga Athina: Traktati i Komunitetit të Energjisë, udhërrëfyes për ne
Zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre për Energjinë dhe Infrastrukturën, ishte sot e pranishme në takimin e mbajtur në Athinë me rastin e 20-vjetorit të krijimit të Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Pas këtij takimi, Balluku ka publikuar një videomesazh, nga ku theksoi rëndësinë e këtij traktati si një platformë kyçe për bashkëpunimin energjetik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Ajo tha se ky traktat ka shërbyer për Shqipërinë si një udhërrëfyes strategjik në reformimin e sektorit energjetik. “Traktati i Komunitetit të Energjisë u krijua 20 vite më parë, duke u kthyer në një platformë vitale për të gjitha...