Balluku: Nesër afati i fundit për bizneset që të zhvendosen nga hapësirat që kanë zaptuar pranë akseve kombëtare

Balluku: Nesër afati i fundit për bizneset që të zhvendosen nga hapësirat që kanë zaptuar pranë akseve kombëtare

Data 31 korrik është afati i fundit për të gjitha subjektet tregtare të vendosura pranë akseve kombëtare që të zhvendosen vetë nga hapësira që kanë zaptuar dhe që është kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Pas këtij afati parashikohen ndëshkime për të gjitha subjektet të cilat kanë refuzuar zbatimin e këtij vendimi. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici dhe drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli ishin në aksin rrugor Kamëz-Laç, ku inspektuan ecurinë e aksionit, duke përsëritur edhe një herë thirrjen drejtuar bizneseve që të tregohen bashkëpunues në këtë nismë....