Ballkani përvëlohet nga vala e tretë e të nxehtit: Temperaturat mbi 44°C, Shqipëria ndër zonat më të prekura këtë javë

Ballkani përvëlohet nga vala e tretë e të nxehtit: Temperaturat mbi 44°C, Shqipëria ndër zonat më të prekura këtë javë

Një valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit pritet të përfshijë rajonin e Ballkanit në ditët në vijim, duke arritur kulmin midis datave 21 dhe 26 korrik 2025. Temperaturat do të jenë 8 deri në 10 gradë më të larta se mesatarja e periudhës 1991–2020, duke tejkaluar në disa zona edhe rekordet historike të viteve të kaluara. Sipas ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencave, zonat më të prekura do të jenë Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia jugore dhe Turqia perëndimore, ku pritet që temperaturat maksimale të kapërcejnë 42–44°C. Ky fenomen vjen si pasojë e masave të fuqishme...
Burimi: Syri.net