Ballkani/ Mijëra hektarë tokë në flakë, shtëpi të shkrumbuara e njerëz të pastrehë

Ballkani/ Mijëra hektarë tokë në flakë, shtëpi të shkrumbuara e njerëz të pastrehë

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zona në Bullgari janë përfshirë nga flakët. Popullsia është njoftuar në kohë përmes aplikacionit zyrtar “BG Alert”, por dëmet janë të mëdha. Deri tani nuk raportohet për të plagosur, por shumë njerëz kanë humbur shtëpitë dhe pasuritë e tyre. Një nga zonat më të goditura është fshati Rani Lug, pranë kufirit me Serbinë, ku thuajse të gjitha shtëpitë janë shkatërruar. Fshati që u shua në pak orë Një banor i Rani Lug e përshkruan situatën me këto fjalë: “Ishte ferr! Gjithçka po digjej. Tetë shtëpi përreth nesh u shkatërruan. Zjarri ishte mbi tre metra...