Burimi:
Syri.net

Balliu: Paketa e ‘dhembshurisë’ do të rikthejë normalitetin në vend dhe dinjitetin tek qytetarët
👁8498
Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM për Qarkun e Tiranës, Klevis Balliu, theksoi se Paketa e Dhembshurisë do të rikthejë normalitetin në vend dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Ai tha se në çdo rrugë të Tiranës gjen mbështetje masive të qytetarëve. “Sot në rrugën e Durrësit dhe rrugën e Kavajës takim me qytetarët. Paketa e dhembshurisë e Partisë Demokratike është një emergjencë kombëtare për të rikthyer normalitetin dhe dinjitetin e qytetarëve që janë lënë në varfëri ekstreme. Është kënaqësi të gjesh këtë mbështetje masive në çdo rrugë të Tiranës”, shkroi Balliu në postimin e tij në Facebook.