Balla zbulon shifrën: Buxheti 2027 pritet të arrijë 10 miliardë euro
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar në Kuvend se Reforma Territoriale është e lidhur drejtpërdrejt me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij, Balla tha se një pjesë e rëndësishme e legjislacionit europian do të zbatohet në nivel vendor dhe se njësitë e qeverisjes vendore do të kenë rol në përkthimin e procesit të integrimit në shërbime konkrete për qytetarët. “Anëtarësimi në BE kërkon reforma të thella e të vështira. Janë reforma që duhen bërë me çdo kusht. Edhe kjo reformë ka dimensionin e vet. Një pjesë e tyre lidhet me kapitullin 22. Rreth 70% e legjislacionit të BE-së zbatohet në nivel vendor”, deklaroi Balla. Duke iu referuar organizimit territorial dhe zgjedhjeve vendore të vitit...
Burimi:
ntv.al