Balla sfidon opozitën: Harrojeni që mund të bllokoni reformën

Balla sfidon opozitën: Harrojeni që mund të bllokoni reformën

Në përgjigje ndaj opozitës për reformën territoriale, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se synimi i mazhorancës është përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo përcaktimi se kush do të drejtojë bashkitë. Balla e cilësoi këtë si një nga dallimet kryesore mes socialistëve dhe opozitës, duke akuzuar këtë të fundit se e sheh reformën përmes interesit për drejtimin e bashkive. “Në thelbin dhe dëshirën tonë është që çdo qytetari të Republikës t’i ofrojmë shërbimet e duhura. Ky është dallimi i madh mes nesh dhe mes jush. Nëse ju e keni merakun se kush do të jetë kryetari i bashkisë, për ne është si do t’i shërbehet bashkisë. Për ne bashkimi sjell shërbime më të mira për të gjitha komunitetet që ato...