Balla përjashton dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhjet e parakohshme: Harrojeni
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka hedhur poshtë mundësinë e dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama apo zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, pavarësisht protestave të studentëve që prej dy javësh kërkojnë largimin e tij nga pushteti. Në një deklaratë për mediat, Balla siguroi se Rama gëzon mbështetjen e plotë të grupit parlamentar socialist dhe të elektoratit të Partisë Socialiste, duke nënvizuar se mazhoranca synon të vijojë qeverisjen deri në përmbushjen e objektivave të saj. “Edi Rama është zgjedhur më 11 maj të vitit 2025 kryeministër i Shqipërisë, ka gjithë mbështetjen e grupit parlamentar të PS-së dhe të 862 mijë votuesve”, deklaroi Balla. Po ashtu Balla ishte i prerë sa i përket mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme, duke deklaruar se Partia Socialiste do të...
Burimi:
kohajone.com