Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së mbajtur në Takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, u ndal te zhvillimet e fundit në Kosovë, procesi i integrimit europian, puna e Kuvendit dhe Reforma Administrative Territoriale. Duke iu referuar qëndrimit të përbashkët të Kuvendit për zhvillimet në Kosovë, Balla theksoi se drejtësia ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të jetë e paanshme dhe e pandikuar politikisht. “Shpresojmë shumë që vendimi në Gjykatën e Apelit të jetë një vendim i drejtë”, deklaroi ai. Në fjalën e tij, Balla hodhi poshtë pretendimet se Kuvendi miraton ligje me porosi, duke theksuar se çdo palë që ka pretendime mund t’u drejtohet institucioneve të drejtësisë. Ai mbrojti gjithashtu Ligjin e Paketës së...
Burimi:
javanews.al