Balla e paditi për “shpifje”/ GJKKO merr vendimin për Berishën
Gjykata e Posaçme ka vendosur të pushojë gjykimin e çështjes së ngritur nga Taulant Balla ndaj Sali Berishës, lidhur me akuzat për “Fyerje” dhe “Shpifje”. Çështja ishte regjistruar në GJKKO më 16 prill 2026, pas kërkesës së Ballës për deklarimin fajtor të Berishës për dy kundërvajtje penale, të parashikuara nga nenet 119 dhe 120 të Kodit Penal. Vendimi është marrë më 21 shtator 2026 nga gjyqtari Besmir Strokaj, me vendimin nr. 67. Gjykata ka vendosur gjithashtu që shpenzimet gjyqësore të jenë në ngarkim të viktimës akuzuese. Vendimi nuk është përfundimtar. Palët kanë të drejtë ta ankimojnë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga dita pas njoftimit të vendimit.
Burimi:
ntv.al