Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Balla, debat me Nokën në Kuvend: U zotuat të zbatonit nenin “Basha” pas zgjedhjeve
👁10229
Seanca parlamentare e sotme është shoqëruar me përplasje verbale mes Ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, dhe deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka. Në një replikë të drejtpërdrejtë, Balla ironizoi akuzat e opozitës lidhur me procesin zgjedhor dhe pretendimet për manipulim votash nga jashtë vendit. Balla përmendi me sarkazëm deklaratën e Nokës për ekzistencën e “500 GPS-ve në zarfa” të mbetura në Londër, duke e quajtur këtë një “përpjekje halucinante” dhe një pretendim që përbën vepër penale për gjurmimin e votës. “Unë e kuptoj që në partinë tuaj e keni të vështirë të aplikoni nenin Basha dhe pse ishit...