Baleti Kombëtar i Kosovës prezantoi “HOPE” në Vjenë, në mbështetje të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar shfaqjen “HOPE”, me koreografi të Sead Vuniqit, në hapësirën kulturore Brunnenpassage në Vjenë të Austrisë. Shfaqja u realizua në bashkëpunim me Action for Health Kosovo dhe Sport und Kulturverein – KȂ, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Përmes artit të vallëzimit, kjo iniciativë synon të mbështesë kauzën, të luftojë stigmatizimin dhe të nxisë solidaritetin me personat që përballen me sëmundjen. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Albinot Bimbashi, si dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar që jetojnë në Austri. Përmes shfaqjes “HOPE”, Baleti Kombëtar i Kosovës përcolli një mesazh ndërgjegjësimi dhe solidariteti, duke dëshmuar rolin e artit në trajtimin e çështjeve me rëndësi shoqërore dhe në mbështetjen e...
Burimi:
kultplus.com