Balada e djalit të vogël që shëtit me hënën

Balada e djalit të vogël që shëtit me hënën

Balada e djalit të vogël që shëtit me hënënTeodor KekoBabai pinte ditën dhe natën bënte sherrme nënën,vogëlushi lemerisej, dënesë kishte këngën,kruspullosur në kuvertë dridhej nëpër lotderisa vinte gjumi i madh e shpëtimplot.Një ditë babai s’piu. Qetësi e madhe ra,vogëlushi deri vonë iu përkëdhel në krah,i lumtur s’desh të flinte, “O ba nuk kamgjumë fare!”,po ba-ja e çoi hopa në shtratin nën dritare.Vogëlushi qeshte vetëm në errësirë me zë,kjo mbrëmie ish dhe lodër dhe përrallë për atëdhe ndërsa lumturia në gjumë po e ndilltekrejt i habitur ndjeu në xham një trokitje.U ngrit i çuditur mbi doçkat e holla,pa hënën pranë të...