Bajram Begaj mbledh diplomatët dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Situata e tensionuar dhe përshkallëzimi i protestave në Tiranë, kanë vënë në lëvizje institucionet më të larta të vendit dhe përfaqësuesit e diplomacisë ndërkombëtare. Presidenti Bajram Begaj, ka zhvilluar këtë të martë një sërë takimesh me ambasadorë të vendeve perëndimore, përfshirë përfaqësuesit diplomatikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë, si dhe me diplomatë të tjerë të akredituar në Tiranë. Në kuadër të konsultimeve për situatën e krijuar, Begaj ka pritur gjithashtu dy ish-presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi. Diskutimet janë përqendruar te nevoja për të frenuar përshkallëzimin e situatës në terren, për të shmangur përdorimin e forcës dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për një zgjidhje politike të krizës. Takimet vijnë në një moment delikat, ku ulja e...
Burimi:
kohajone.com