Babë e bir rrezikuan të mbyteshin në liqen, varka e tyre…

Babë e bir rrezikuan të mbyteshin në liqen, varka e tyre…

Pasditen e sotme, dy peshkatarë, babë e bir, kanë përjetuar momente frike në liqenin e Pogradecit. Ata kishin dalë me varkë për të peshkuar, por për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe stuhive me shi, u vunë në rrezik jete. Peshkatarët u përballën me dallgë të forta dhe erëra të fuqishme që e vështirësuan qëndrimin në varkë. Ata lajmëruan menjëherë policinë, e cila pas lokalizimit të varkës, bëri të mundur nxjerrjen e tyre nga liqeni pa ndonjë problem.
Burimi: Syri.net