Babai përplas aksidentalisht me makinë vajzën e tij, ndërron jetë e mitura në Krujë

Babai përplas aksidentalisht me makinë vajzën e tij, ndërron jetë e mitura në Krujë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të mërkurë në Krujë, në zonën e Qerekës. Babai ka përplasur aksidentalisht me makinë në ambientet e biznesit, vajzën e tij 4 vjeçe. E mitura është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve të marra. “Më datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin...