Babai me dy djemtë dhunojnë me send të fortë metalik një 26-vjeçar, shpallen në kërkim

Babai me dy djemtë dhunojnë me send të fortë metalik një 26-vjeçar, shpallen në kërkim

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në Gramsh. Sipas asaj që raporton Policia lidhur me këtë ngjarje në kërkim janë shpallur 54-vjeçari bashkë me dy djemtë e tij 23 dhe 22 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me send të fortë metalik një 26-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime fizike. 26-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 3 personave në kërkim. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Z.,...
Burimi: Javanews.al