Babai i Yamal: Mblidhja hekurishte nga e hëna në të premte, që të mos bëja gjëra të këqija
Mounir Nasraoui, babai i yllit të Barcelonës, ka rrëfyer sakrificat që bëri për të mbajtur familjen, kur Lamine ishte ende fëmijë: “Kur Lamine ishte në ekipet e moshave, nga më të vegjlit deri te kadetët, mblidhja hekurishte nga e hëna në të premte. Merrja një karrocë dhe endesha nëpër Mataró, qytetin tim”. Nasraoui e niste punën në orën 08:00 dhe vazhdonte deri në orën 13:00, duke mbledhur hekur, kartonë dhe materiale të tjera për t’i shitur. “Kjo ishte mënyra për të fituar para dhe për të mos bërë gjëra të këqija”, – rrëfeu ai, duke shtuar se shumë pak njerëz besonin tek ai. “Sot ndihem me fat, sepse nuk kam bërë asgjë të keqe”, – tha Mounir. Edhe Lamine ka folur për vështirësitë e familjes:...
Burimi:
telesport.al