Babai akuzoi me vajzën 12-vjeçe, Bashkia: Ndihmë financiare dhe strehim për nënën dhe 7 fëmijët

Babai akuzoi me vajzën 12-vjeçe, Bashkia: Ndihmë financiare dhe strehim për nënën dhe 7 fëmijët

Bashkia Fier ka reaguar pas lajmit të fortë se në fshatin Sheqishte, babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën, 12-vjeç. Kështu Bashkia ka ofruar ndihmë tẽ menjëhershme në masën 2 milionë lekë të vjetra, akordimin e një bonusi qeraje ku nëna e 7 fëmijëve të zgjedhë banesën dhe qeranë do e paguajë bashkia, si dhe mundësi punësimi në një nga ndërmarrjet e bashkisë. Nëna e vajzës figuron banore e Fierit në gjendjen civile, ndërsa prej disa kohësh banonte në një banesë në ruajtje.
Burimi: Kohajone.com