Burimi:
Top-Channel.tv

Azgan Haklaj dekorohet nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së, vlerësim për kontributin e dhënë gjatë dhe pas luftës
👁2371
Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj, aktualisht kandidat për deputet në Koalicionin Euroatlantik, është vlerësuar me një dekoratë nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për kontributin e dhënë gjatë dhe pas luftës UÇK-në. Teksa ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga ceremonia, Haklaj shprehet mirënjohës për këtë vlerësim. Ai falenderon Organizatën eVeteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryetarin Hysni Gucati. “Madhështisë i dridhen gjunjt’ para modestisë! Ceremoni modeste por vlerësim i madh për mua! Vlerësim nga tre shkronja të arta të Alfabetit Shqip! UÇK! Faleminderit Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryetarit Hysni Gucati...