Avokati i Veliajt: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e mbrojtjes britanike me Veliajn!
SPAK refuzoi dje kërkesën e avokatëve britanikë të Erion Veliajt për ta takuar atë në paraburgim, ndërsa sipas përfaqësuesit ligjor të kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, për këtë vendim SPAK nuk dha asnjë argument juridik apo shkak të ligjshëm. Në një intervistë, Ndreca sqaroi se ishte pikërisht Prokuroria e Posaçme dhe jo Drejtoria e Burgjeve institucioni që nuk lejoi zhvillimin e takimit në datën e kërkuar nga avokatët britanikë. Sipas tij, komunikimi është bërë përmes një punonjëseje administrative të SPAK-ut, ndërsa arsyeja e vetme e përcjellë lidhej me faktin se avokatët kishin këmbëngulur për një datë të caktuar. “Argument nuk kishte”, deklaroi Ndreca, duke shtuar se prokurorët e kishin konsideruar të papërshtatshme këmbënguljen e avokatëve për datën 10 shtator. Sipas avokatit, data ishte përcaktuar në...
Burimi:
javanews.al