Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka telefonuar dhe e ka kërcënuar gjatë një komunikimi të tensionuar. Ndreca tha se mes tij dhe kryeministrit ka pasur shkëmbime sharjesh dhe se një komunikim i tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së hënë. Sipas Ndrecës, përplasja lidhet me marrëdhëniet mes Ramës dhe Veliajt. Ai deklaroi se kryeministri e ka akuzuar personalisht se ka nxitur pavarësinë politike të Veliajt ndaj tij. “Unë kam pasur një komunikim të tensionuar me kryeministrin. Edhe sot. Kam pasur telefonatë me kërcënime e sharje reciproke. Të tensionuar. Nuk është mirë t’i nxjerr, por jam i detyruar. Jam dëshmitar vetë dhe kam komunikime me kryeministrin. Rama më ka telefonuar dhe ka...