Avokati i Popullit publikon gjetjet pas protestës: Pretendime për dhunë, kontrolle telefonash pa vendim gjykate e mbingarkesë te ‘Blloku i Sigurisë’
Ahmet Prençi TIRANË-Avokati i Popullit ka publikuar gjetjet paraprake nga monitorimi i protestës së 19 tetorit në Tiranë, duke evidentuar pretendime për dhunë policore, shkelje të procedurave për të miturit, kontrolle të telefonave celularë dhe mbingarkesë në ambientet e shoqërimit. Në një konferencë për shtyp, komisioneri Ahmet Prençi deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 11 ankesa për shkelje të mundshme të të drejtave të njeriut, ndërsa janë konstatuar problematika që lidhen me trajtimin e të miturve, përdorimin e forcës, kushtet në Bllokun e Sigurisë dhe procedurat e ndjekura nga policia. Sipas ankesave të administruara nga institucioni, shqetësime janë ngritur edhe për kontrollet e telefonave celularë dhe kërkesat për zhbllokimin e tyre pa vendim gjykatë. Sa i përket kushteve në Bllokun e Sigurisë, është...
Burimi:
zeri.ai