Avokati i Popullit në Këshillin Kombëtar për Fëmijët: Policia të mos përsërisë shkeljet ndaj të miturve në protestë!

Avokati i Popullit në Këshillin Kombëtar për Fëmijët: Policia të mos përsërisë shkeljet ndaj të miturve në protestë!

Në përmbushje të misionit kushtetues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Avokati i Popullit mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve. Gjatë fjalës së tij, Avokati i Popullit ngriti shqetësime serioze lidhur me faktin se Policia nuk ka garantuar të drejtat procedurale për të miturit e ndaluar. “Në disa raste, të miturit nuk janë mbajtur në dhoma të veçuara, janë intervistuar pa praninë e prindërve ose të psikologëve, si dhe janë marrë në pyetje jashtë orarit ligjor. Po ashtu, në komisariate janë gjetur të mitur me shenja dhune, të cilat ishin të paekzaminuara”, tha Shabani. Avokati i Popullit përshëndeti faktin se Policia ka reaguar pas raporteve të institucionit, por nënvizoi se këto shkelje duhet të adresohen duke...