Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Komisioneri i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës pranë Avokatit të Popullit ka publikuar një raport paraprak monitorimi për shoqërimin e protestuesve në komisariate pas protestës së djeshme. Sipas raportit, rreth 50 persona u shoqëruan në komisariate, mes tyre 18 të mitur. Në raport evidentohen pretendime për dhunë fizike dhe psikologjike nga punonjësit e Policisë së Shtetit gjatë ndalimit dhe shoqërimit. Të shoqëruarit kanë raportuar përdorimin e sprajit me piper dhe gazit lotsjellës, goditje me bombola gazi, si dhe raste të tërheqjes zvarrë. Komisioneri thekson se çdo rast dhune ndaj një të mituri gjatë shoqërimit përbën shkelje të rëndë dhe se personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi. Sipas raportit, një prej ankuesve pretendoi se ishte goditur në një zyrë të Komisariatit nr. 4, ku nuk...