Avioni me destinacion Amsterdamin bën ulje emergjente për shkak të turbulencave, 25 të lënduar

Avioni me destinacion Amsterdamin bën ulje emergjente për shkak të turbulencave, 25 të lënduar

Një avion i “Delta Airlines” me destinacion Amsterdamin është detyruar të bëjë ulje emergjente për shkak të turbulencave. Të paktën 25 persona mbetën të lënduar. Avioni i nisur nga Salt Lake City (Utah, SHBA) u detyrua të bënte një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Minneapolis-St. Paul. Fatmirësisht avioni u ul në mënyrë të sigurt. 25 persona u dëguan në spitalet e zonës për trajtim. Kompania tha në një deklaratë se po bisedonte me pasagjerët për të përmbushur nevojat e tyre të menjëhershme. Në total, 275 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit ishin në bord, sipas BBC-së./vizionplus.tv