Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Avioni i Lufthansa-s fluturoi për 10 minuta pa pilot, zbulohet çfarë ndodhi
👁7358
Një avion i kompanisë ajrore gjermane Lufthansa, me 205 persona në bord, ka fluturuar për 10 minuta pa pilot vitin e kaluar, pasi ndihmës piloti humbi ndjenjat ndërsa ndodhej vetëm në kabinën e pilotimit. Lajmi është bërë i ditur nga autoriteti spanjoll për hetimin e aksidenteve ajrore, CIAIAC, raporton CNN. Ngjarja ka ndodhur më 17 shkurt 2024, gjatë një fluturimi nga Frankfurti në drejtim të Spanjës. Sipas raportit, kapiteni kishte dalë për një moment nga kabina për të përdorur tualetin, kur ndihmës piloti papritur humbi ndjenjat. Në bord ndodheshin 199 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. Edhe pse avioni Airbus...