Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët
👁13910
Wizz Air është vënë sërish në qendër të kritikave pas një incidenti të rëndë për shkak se pati probleme me një avion që përfshiu fluturimin W9 5605 nga Xheda drejt Londrës, ku pasagjerët u lanë të bllokuar për mbi 30 orë në kushte të papranueshme, pa ushqim, ujë apo komunikim të qartë nga kompania, transmeton Skyweb.al. Udhëtarët u mbajtën fillimisht në portat e aeroportit pa asnjë njoftim për statusin e fluturimit. Orë të tëra kaluan pa asnjë ndihmë, ndërsa ankesa të përsëritura u injoruan. Pas presionit të vazhdueshëm, pasagjerëve iu shpërnda vetëm një shishe e vogël uji secilit, por ende...