Avellino, klubi që ‘ha’ Papët, një ‘mallkim’ që vazhdon prej vitit 1958

Avellino, klubi që ‘ha’ Papët, një ‘mallkim’ që vazhdon prej vitit 1958

Një tjetër promovim, një tjetër ngjarje e rëndë në Vatikan. Klubi italian Avellino është rikthyer në qendër të vëmendjes jo vetëm për suksesin sportiv, por edhe për një koincidencë fatkeqe që e ndjek prej dekadash: çdo herë që Avellino ngjitet në një kategori më të lartë, Papa humb jetën ose largohet nga Selia e Shenjtë. Fundjavën e kaluar, pikërisht në të shtunën e Pashkës, Avellino i trajnerit Raffaele Biancolino festoi ngjitjen në Serinë B pas fitores 2-1 ndaj Sorrentos në fushë neutrale në Potenza. Vetëm dy ditë më pas, më 21 prill, erdhi lajmi i trishtë për ndërrimin e jetës...
Burimi: Syri.net