Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Autoriteti Turk i Aviacionit merr vendimin, kush ngrihet nga vendi para fikjes së shenjës së rripit të sigurimit merr gjobë
👁14784
Autoriteti Turk i Aviacionit Civil ka miratuar një rregullore të re që ndalon pasagjerët të ngrihen nga vendet e tyre përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit pas uljes së avionit. Shkelja e këtij rregulli do të ndëshkohet me një gjobë prej 70 dollarësh (rreth 62 euro). Vendimi vjen si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar sigurinë në bord dhe për të minimizuar kaosin gjatë zbarkimit. Autoritetet kanë theksuar se pasagjerët shpesh ngrihen përpara kohe, duke rrezikuar të shkaktojnë lëndime dhe ndërhyrje të panevojshme në punën e ekuipazhit, si dhe duke mos respektuar udhëzimet e sigurisë. Sipas rregullores,...