Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Autoritetet izraelite udhëzojnë 100 mijë qytetarët që duan të kthehen: Mblidhuni në Athinë ose Lanarka dhe prisni hapjen e aeroportit Ben Gurion
👁2741
Izraeli ka informuar më shumë se 100,000 qytetarë të tij, të cilët ndodhen jashtë vendit, të mblidhen në Athinë ose Larnaka dhe të presin hapjen e Aeroportit Ben Gurion në Izrael në ditët në vijim, në mënyrë që të kthehen kur të jetë e sigurt. Njoftimi vjen pas përshkallëzimit të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit pasi këta të fundit sulmuan bazat ushtarake dhe laboratorët bërthamore të shtetit Iranian. Përgjigjja e Iranit nuk vonoi pasi forcat iraniane lëshuan qindra raketa balistike drejt Tel Avivit. Shumica prej tyre u ndërprenë nga sistemi anti-raketor i Izraelit “Iron Dome”, por disa prej tyre arritën ta depërtonin...