Autorët ndoqën ‘Çilon’ për 3 kilometra, eksplozivi u aktivizua me telekomandë
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me eksploziv që tronditi mbrëmjen e së shtunës Gjirokastrën, ku Beqir Devolli, i njohur me nofkën ‘Çilo’, humbi jetën në spital, ndërsa Erigers Mela mbeti i plagosur. Sipas burimeve nga grupi hetimor, të cituara nga gazetarja e Top Channel, Entjola Budo, lënda shpërthyese është aktivizuar me telekomandë. Personi që dyshohet se kreu aktivizimin e eksplozivit e kishte ndjekur viktimën në distancë që nga zona e Viroit, për rreth 3 kilometra, deri në vendin ku ndodhi shpërthimi. Beqir Devolli, i njohur si ‘Çilo’, kishte pirë kafe me shokun e tij dhe më pas ishte futur në makinë. Pak çaste më vonë, automjeti u përfshi nga shpërthimi që i mori jetën dhe la të plagosur Erigers Melën. Sipas informacioneve të...
Burimi:
syri.net