Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Autorë të mërgatës shqiptare përurojnë libra në BKK
Biblioteka Kombëtare e Kosovës, në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, organizoi sot një ngjarjeje të rëndësishme kulturore: përurimin e librave të autorëve shqiptarë të mërgatës. BKK përmes rrjetit social “Facebook” ka njoftuar se kjo ngjarje forcon edhe më tepër lidhjet midis krijuesve në mërgatë dhe atyre në Kosovë, duke mbështetur zhvillimin dhe ruajtjen e kulturës dhe letërsisë shqipe. “Në një takim të ndarë me autorët, përfshirë Shqipe Bytyqin dhe Musa Jupollin, kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, drejtoresha e përgjithshme e BKK-së, Blerina Rogova-Gaxha, theksoi: ‘Dyert e Bibliotekës do të jenë përherë të hapura për mërgatën tonë të jashtëzakonshme!”, thuhet në njoftim. Po ashtu theksohet se në një takim në zyrë, Rogova-Gaxha ua dha dy vëllimet e librave “Kujtesa e Kosovës – rrëfime...