Automjeti përpl*set me autobusin në aksin Elbasan–Peqin, disa persona përfundojnë në spital

Automjeti përpl*set me autobusin në aksin Elbasan–Peqin, disa persona përfundojnë në spital

Rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Peqin në vendin e quajtur Vidhas, ka ndodhur një aksident rrugor mes një autoveture dhe një autobusi.Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER” Si pasojë e përplasjes, autovetura është dëmtuar pjesërisht, ndërsa autobusi ka dalë jashtë rruge. Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca për të transportuar për trajtim mjekësor të dëmtuarit. Paraprakisht raportohet për persona të lënduar, por ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit. Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A” Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Burimi: Fieriweb.com