Autobusi përplaset me kamionin, 7 të vdekur dhe mbi 53 të plagosur në Tajlandë

Autobusi përplaset me kamionin, 7 të vdekur dhe mbi 53 të plagosur në Tajlandë

Shtatë persona humbën jetën dhe mbi 53 të tjerë u plagosën në një aksident rrugor që ndodhi herët në mëngjes në provincën Prachin Buri, në juglindje të Tajlandës, kur një autobus turistik u përplas në pjesën e pasme të një kamioni teksa po udhëtonte drejt tatëpjetë. Policia dhe ekipet e shpëtimit pretendojnë se frenat e autobusit nuk kanë funksionuar duke bërë që shoferi të humbasë kontrollin, raporton gazeta lokale “Thairath”. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës dy, kur autobusi ishte duke zbritur nga kodra e Sala Pu Ton. Në momentin e përplasjes autobusi është përplasur nga dy kamionë...
Burimi: Syri.net