Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Autizmi virtual po prek fëmijët, shkak përdorimi pa kriter i pajisjeve teknologjike
👁10868
Përdorimi i tepruar i pajisjeve digjitale dhe ekspozimi i gjatë ndaj ekraneve ka bërë që tek shumë fëmijë të shfaqet autizmi virtual, simptoma e të cilit janë të ngjashme me atë klinik. Por çfarë thonë ekspertët për këtë fenomen? “Autizmi virtual quhet i tillë sepse shkaktohet nga teknologjia, pra qëndrimi i gjatë përpara pajisjeve digjitale bën që të kemi disa simptoma që mund të ngjasojnë me ato të autizmit klinik. Shenjat që mund të shikojmë mund të jenë mungesa e kthimit të kokës në rast se ne i thërrasim në emër, mund të kenë vështirësi, shpërthime ose grindje të vogla,...