-
‘Skenar i duarve të huaja’! Protesta e studentëve, Ministri i Brendshëm: Zjarrvënësve u them tërhiquni sa nuk është vonë
Ervin Demo TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo ka reaguar pas protestës së shoqëruar me akte dhune dhe dëmtime të pronës publike e private në kryeqytet. Ai akuzon forca politike dhe aktorë të tjerë se po përpiqen të nxisin kaos duke shfrytëzuar edhe pakënaqësitë e studentëve. Demo u është drejtuar veçanërisht studentëve, duke […]
12,157
-
Gurë e kangjella në rrugë, bllokohet qarkullimi te Zogu i Zi, shoferët reagojnë me bori
foto TIRANË- Tensionet gjatë protestës janë zhvendosur edhe në zonën e Zogut të Zi, ku demonstruesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve duke vendosur gurë dhe kangjella në mes të rrugës. Bllokimi ka shkaktuar pakënaqësi te drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë nisur t’u bien vazhdimisht borive në shenjë proteste ndaj pengesës në qarkullim./ZËRI
2,063
-
Sulmohet Komisariati nr. 2 në Tiranë, protestuesit hedhin sende të forta dhe fishekzjarrë
FOTO TIRANË- Protesta është shoqëruar me tensione edhe pranë Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku demonstruesit kanë hedhur sende të forta dhe fishekzjarrë drejt godinës. Ata kanë hequr gjithashtu kangjellat, duke bllokuar qarkullimin në këtë aks rrugor, ku aktualisht nuk ka forca policie të pranishme./ZËRI
27,765
-
Përplasje te ’21 Dhjetori’, policia përdor shkopinjtë e gomës ndaj protestuesve
foto TIRANË- Tensionet gjatë protestës në kryeqytet janë zhvendosur edhe në zonën e 21 Dhjetorit ku janë regjistruar përplasje të drejtpërdrejta mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjatë ndërhyrjes, efektivët janë parë të përdorin shkopinjtë e gomës ndaj disa protestuesve, ndërsa një pjesë e tyre janë larguar me vrap në rrugicat dytësore, në përpjekje për t’iu […]
0
-
Protestuesit mbërrijnë te Kuvendi, hedhin fishekzjarrë në drejtim të institucionit (VIDEO)
TIRANË- Protestuesit kanë mbërritur para Kuvendit, ku policia ka krijuar një kordon për të penguar avancimin e turmës. Në drejtim të efektivëve, protestuesit hedhin gurë dhe bomba molotov, ndërsa nuk mungojnë fishekzjarret në drejtim të institucionit. View this post on Instagram Në zonë janë përfshirë nga flakët edhe kosha mbeturinash, ndërsa janë […]
7,780
-
Tensionet në protestë, protestuesit bllokojnë dhe shkatërojnë automjetin e policisë
FOTO TIRANË- Tensionet gjatë protestës në kryeqytet janë shoqëruar me incidente të njëpasnjëshme, ku protestuesit kanë bllokuar dhe dëmtuar një automjet të Policisë së Shtetit. Gjatë tubimit, demonstruesit kanë sulmuar disa institucione, mes tyre Ministrinë e Financave, Ministrinë e Drejtësisë dhe Bashkinë e Tiranës, ku janë regjistruar dëmtime dhe zjarre. Për disa orë, protestuesit qëndruan […]
11,296
-
Protesta e studentëve/ Qeveria kërkon distancim nga dhuna! Ibrahimaj: Akt që rrezikon jetë njerëzish, Begaj: Duhet dialog (REAGIME)
foto ilustruese TIRANË- Pas situataës së përshkallëzuar në kryeqyetet, me studentët që kanë nisur protestën që prej mesditës së sotme, kanë reaguar deputetë e ministra dhe Presidenti Bajram Begaj. Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka reaguar për përshkallëzimin e protestave duke u bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi. Ai tregoi gatishmërinë […]
14,432
-
Situata jashtë kontrollit: Protestuesit i vënë flakën hyrjes së Kryesisë së Kuvendit, ‘ndalesë’ edhe tek Kushtetuesja
gjykata kushtetuese-kryesia e kuvendit TIRANË- Protestuesit janë shpërndarë drejt institucioneve shtetërore, ndërsa situata në kryeqytet është përshkallëzuar. Ata kanë thyer derën e hyrjes së Kryesisë së Kuvendit, ku kanë hedhur gurë dhe i kanë vënë flakën hyrjes së godinës. View this post on Instagram Më pas, protestuesit janë ndalur edhe te Gjykata […]
12,046
-
Përplasjet gjatë protestës, 7 persona po marrin trajtim në Traumë, 4 të tjerë janë larguar nga QSUT
FOTO NGA PROTESTA TIRANË- Katër efektivë policie dhe tre protestues po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës, pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës në kryeqytet. Sipas të dhënave të përditësuara në orën 18:40, të shtatë personat janë të vetëdijshëm dhe paraqiten në gjendje shëndetësore të qëndrueshme. Ndërkohë, edhe katër protestues të tjerë kanë pasur […]
0
-
Pirro Vëngu ngre akuza ndaj pedagogëve: Kërcënojnë studentët me ulje notash nëse nuk protestojnë
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Pirro Vëngu ka ngritur akuza ndaj një pjese të stafit pedagogjik duke pretenduar se studentët po përballen me presion për t’iu bashkuar protestave. Sipas tij, disa pedagogë i kanë kërcënuar me ulje notash studentët që zgjedhin të mos marrin pjesë në tubime. Në një reagim publik Vëngu thekson se të rinjtë […]
6,491