kohajone.com's Profile Image

kohajone.com

Ky autor ka publikuar 8053 lajme.
  1. Protestat e dhunshme, edhe Kalaja e Tiranës mbyll dyert

    Protestat e dhunshme, edhe Kalaja e Tiranës mbyll dyert

    Aktualitet E Enjte, 15 Tetor 2026 13:44 Kalaja e Tiranës është mbyllur gjithashtu prej sulmeve të protestuesve. Dera e saj kryesore nga ana e pedonales është e kyçur. Zona e Kalasë është edhe një prej pikave turistike të kryeqytetit si dhe një pikë e rëndësishme biznesesh.

  2. Tensione edhe në Kukës, të rinj dhe të mitur shkatërrojnë stolat e tabelat rrugore

    Tensione edhe në Kukës, të rinj dhe të mitur shkatërrojnë stolat e tabelat rrugore

    Tensione edhe në Kukës, të rinj dhe të mitur shkatërrojnë stolat e tabelat rrugore. Grupe të rinjsh dhe të miturish lëvizin në qendër të qytetit, ku kanë shkatërruar stola dhe tabela të qarkullimit rrugor. Sulmeve me gurë nuk i ka shpëtuar as godina e Pallatit të Kulturës. Pranë turmës shihen edhe forca policie, ndërsa ajo […]

  3. Shqipëria mes shkatërrimit të biznesëve, flakëve dhe dhunës. Pezullohet transporti urban në Tiranë, Rama sfidon protestuesit

    Shqipëria mes shkatërrimit të biznesëve, flakëve dhe dhunës. Pezullohet transporti urban në Tiranë, Rama sfidon protestuesit

    Disa qytete në Shqipëri, por më së shumti Tirana vijon të përballet me një situatë të tensionuar, ku protesta ka dalë përtej thirrjeve politike, duke u shoqëruar me akte dhune, sulme ndaj institucioneve dhe dëmtime të pronës publike e private. Në ditën e tretë të protestës studentore, goditjet me gurë dhe sende të forta janë […]

  4. Protestuesit i vënë zjarrin një godine në Rrugën e Durrësit

    Protestuesit i vënë zjarrin një godine në Rrugën e Durrësit

    Një godinë në Rrugën e Durrësit në Tiranë është përfshirë nga flakët gjatë protestës së të rinjve. Bëhet fjalë për një godinë të tjetër, e cila është e braktisur dhe është përfshirë nga zjarri. Ndërkohë, një punonjës policie është parë me një fikëse zjarri, ndërsa ka tentuar të shuajë flakët. Protesta është shoqëruar me përplasje […]

  5. Kaos në Tiranë nga protestat, pezullohet qarkullimi i urbanëve

    Kaos në Tiranë nga protestat, pezullohet qarkullimi i urbanëve

    Protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë kanë sjellë pezullimin e përkohshëm të transportit publik në Tiranë dhe në Kamëz. Vendimi është marrë pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës, ku disa mjete të transportit urban janë sulmuar dhe dëmtuar, duke i bërë ato të pamundura për të vijuar normalisht qarkullimin. Sipas informacioneve, dëmtimet e shkaktuara […]

  6. Përplasje në Rrugën e Durrësit, protestuesit thyejnë xhamat e dy bizneseve

    Përplasje në Rrugën e Durrësit, protestuesit thyejnë xhamat e dy bizneseve

    Dy biznese janë dëmtuar në zonën pas Muzeut Historik Kombëtar, në Rrugën e Durrësit, gjatë tensioneve të regjistruara në kryeqytet. Sipas informacioneve nga vendngjarja, një grup protestuesish ka thyer vitrinën e xhamit të një biznesi, ka hyrë brenda dhe ka dëmtuar ambientet e brendshme, duke marrë edhe një fikëse zjarri. Më pas, fikësja është hedhur […]

  7. Flamuri i UÇK-së valëvitet në protestë, Organizata e Veteranëve: Simboli i lirisë nuk mund të lidhet me shkatërrimin

    Flamuri i UÇK-së valëvitet në protestë, Organizata e Veteranëve: Simboli i lirisë nuk mund të lidhet me shkatërrimin

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas shfaqjes së flamurit me simbolin e UÇK-së gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke dënuar përdorimin e tij në akte vandalizmi dhe dhune. Në reagimin e saj, organizata nënvizon se flamuri i UÇK-së ka një domethënie të veçantë historike dhe kombëtare, pasi […]

  8. Bizneset në Tiranë ulin qepenat, thirrje protestuesve: Jemi me ju, mos na dëmtoni

    Bizneset në Tiranë ulin qepenat, thirrje protestuesve: Jemi me ju, mos na dëmtoni

    Protestat studentore në Tiranë, prej 3 ditësh janë shoqëruar me dëme të konsiderueshme në disa biznese, duke lënë pas pasoja për tregtarët dhe pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonat ku u zhvilluan tensionet. Në terren vërehen biznese që kanë mbyllur qepenat, ndërsa në dyert e tyre janë vendosur letra me mesazhe […]

  9. Trazirat në Tiranë, reagon Rama: Nuk jap dorëheqjen

    Trazirat në Tiranë, reagon Rama: Nuk jap dorëheqjen

    Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht protestave të dhunshme të drejtuara nga studentët, të cilat kanë vijuar për të tretën ditë radhazi. Në një përgjigje me shkrim për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, Rama theksoi se nuk do të lejojë që situata e tensionuar dhe aktet e dhunës të pengojnë rrugëtimin e […]

  10. Tensionohet situata, disa vajza shtrihen në rrugë për të bllokuar policinë

    Tensionohet situata, disa vajza shtrihen në rrugë për të bllokuar policinë

    Një grup protestuesish kanë thyer xhamat e Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa policia me anë të autobotit me ujë po mundohet t’i shpërndajë. Xhamat janë thyer dhe disa vajza shtrihen në mes të rrugës, në mënyrë që të bllokojnë efektivët e Policisë.