-
Përleshje të forta mes policisë dhe protestuesve, 10 efektivë dhe 2 protestues dërgohen në spital
Edhe në ditën e gjashtë të protestës së madhe kundër qeverisë, ka pasur përleshje të forta mes policisë dhe protestuesve. Një “bilanc lufte” është regjistruar edhe sa i përket të plagosurve. Mësohet se 10 efektivë janë lënduar dhe 2 protestues. Të gjithë janë duke marrë kurim në spital.
18,874
-
Tre të lënduar gjatë protestës, mes tyre një 15-vjeçar
Tre persona kanë mbërritur deri më tani në Spitalin Universitar të Traumës, pas incidenteve të shënuara gjatë protestës së 18 tetorit. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në një njoftim të publikuar në orën 16:00. Sipas ministrisë, personat që po marrin trajtim mjekësor janë një efektiv policie, një i mitur […]
7,766
-
Skena “lufte” në “Sheshin Skënderbej”! Përballje frontale mes protestuesve e policëve, largohen efektivët
Skena “lufte” janë parë në protestën e gjashtë kundër qeverisë. Protestuesit kanë gjuajtur edhe me shkopinj efektivët. Tirana është në kaos, teksa fokusi është që protestuesit të shkojnë tek bulevardi Dëshmorët e Kombit. Një situatë e vështirë për protestuesit dhe policinë. Këta të fundit madje kanë arritur deri aty, sa ka kanë gjuajtur me gurë […]
5,190
-
Tensione në qendër të Tiranës, i merr flakë uniforma një efektivi
Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit janë ashpërsuar pasditen e kësaj të diele në Sheshin Skënderbej, në Tiranë. Rreth orës 17:30, gjatë tensioneve në terren, protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të efektivëve të policisë. Si pasojë, një prej uniformave të efektivëve ka marrë flakë. Ngjarja është shënuar në një moment përshkallëzimi të protestës.
22,901
-
Policia qëllon me gurë drejt gazetarëve gjatë protestës
Situata gjatë protestës në Tiranë është tensionuar më tej, pasi efektivët e policisë kanë qëlluar me gurë në drejtim të gazetarëve, të cilët po ndiqnin nga afër zhvillimet në terren. Gazetarët ndodhen në terren për të informuar publikun mbi zhvillimet e protestës. Protestuesit kanë gjuajtur edhe me shkopinj efektivët. Tirana është në kaos, teksa fokusi […]
-
Rigers Sheqeri i IMT-së në krye të grupit që sulmoi me gurë studentët nga selia e PS-së
Gjatë protestës që po zhvillohet sot në Tiranë, vëmendja është përqendruar edhe te personat që ndodheshin brenda selisë së Partisë Socialiste, pasi protestuesit u përplasën me forcat e policisë dhe thyen xhamin e derës kryesore të godinës. Nëse herën e parë u raportua për persona të maskuar në zonën e protestës, këtë herë në pamje […]
6,947
-
Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama anulon takimin në Vjenë me Kancelarin e Austrisë
Kryeministri Edi Rama nuk do të udhëtojë drejt Austrisë për vizitën zyrtare të parashikuar të hënën, më 19 tetor. Në kuadër të kësaj vizite ishte planifikuar edhe një takim me kancelarin federal austriak, Christian Stocker, por axhenda është anuluar nga pala shqiptare. Për anulimin ka raportuar fillimisht media austriake “Ots.at”. Vendimi vjen në një klimë […]
22,324
-
“Në 5 ditë, janë dokumentuar 17 incidente ndaj gazetarëve” – AGSH: Në një rast, gazetarët u penguan në prani të Kryepolicit Skënder Hit
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka dënuar dhunën, intimidimin dhe pengimin e gazetarëve gjatë protestës studentore në Tiranë, ku në pesë ditë, janë dokumentuar të paktën 17 incidente ndaj gazetarëve. Në një deklaratë, AGSH thotë se incidentet përfshijnë sulme fizike, lëndime, kërcënime, pengim të raportimit, ndërhyrje në pajisjet e punës dhe vandalizim të tyre. […]
11
-
Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve te Kryeministria, studentët rezistojnë
Kanë nisur tensionet në protestën e gjashtë masive të studentëve kundër qeverisë Protestues të shumtë tashmë janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe gjenden përballë policisEfektivët kanë hedhur gaz lotsjellës, por se sërish studentët nuk janë trembur dhe vazhdojnë të qëndrojnë përballë forcave të rendit.
-
Tensione te ministria e Arsimit, Policia hedh gazlotsjellës për të shpërndarë studentët! Shoqërohen disa persona
Tensione mes studentëve dhe efektivëve të Policisë të ndodhur përpara godinës së ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta e të rinjve. Të rinjtë kanë qëlluar me gurë, ndërsa policia i ka shpërndarë ata më tutje me gaz lotsjellës. Sipas raportimeve, janë bërë disa shoqërime.